Konkurs për një mësimdhënës-e në Moudon

LAPSH "Naim Frashëri" në Zvicër kërkon urgjentisht një mësues-e për mësimin plotësues në Moudon
image de l'article

Për vitin shkollor 2011/2012

 

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“, bartëse e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër, shpall konkurs për një mësimdhënës-e në Moudon, të kantonit të Vuad-it.

 

Mësimi zhvillohet ditën e premte prej orës 16:00 - 18:00.

 

Mësimin e vijojnë 20 nxënës.

 

Kandidatët e interesuar duhet t'i plotësojnë këto kushte:

 

• të posedojnë lejeqëndrimi vjetor (B) ose të përhershëm (C) në Zvicër,

• ta njohin gjuhën frënge,

• të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, art muzikor e figurativ, pedagogji, psikologji etj.).

 

Kërkesa dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, certifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:

 

LAPSH „Naim Frashëri“ në Zvicër

c/o Isni Idrizi, Chemin des Triaudes 8, 1024 Ecublens

Tel: 079 477 1922

 

Isni Idrizi, koordinator i LAPSH për kantoni Vaud
Tel: 079 477 1922; 021 550 4215

Avni Iseni, koordinator i LAPSH për Moudon dhe rrethinë
Tel.: 079 706 15 40

Reagim

2 komentet
Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

Një pyetje...

Në rastin e lartpërmendur ju cekni një nga kushtet në konkurs edhe njohjen e gjuhës frënge. Pse kërkohet kjo aftësi kur mësimdhënia bëhet në gjuhën shqipe? Më intereson të dij a është ky kriter i kërkuar dhe i domosdoshëm në LAPSH-në e nivelit të Zvicrës apo vetem në kantonin e juaj?
Shumë respekt dhe punë të mbarë?
Drita

Isni Idrizi

Përgjigje në pyetjen e kushtit për njohjen e gjuhës frënge

Njohja e gjuhës frënge (apo gjermane në kantonet tjera) është një kriter në nivel të Zvicrës dhe nuk është një kërkesë e veçantë e kantonit Vaud.
Ky kriter është edhe një domosdoshmëri e rrethanave, kohës dhe vendit ku veprojmë. Ka çdo ditë e më shumë nxënës shqiptarë që tani vijojnë shkollën shqipe dhe nuk kanë njohuri elementare të gjuhës shqipe. Por, në anën tjetër, gjuhën e vendasve e zotërojnë si gjuhë amtare.
Një mësimdhënës që e njeh edhe gjuhën e vendasve me siguri se do të jetë më se i nevojshëm për të zhvilluar mësim në gjuhën shqipe me këta nxënës.

Ju përshëndes.
Isni Idrizi, koordinator i LAPSH për kantonin Vaud

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Lexoni poashtu në kategorinë e njejtë

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave