E martë, 21 Maj, 2013 - 02:59
Subscribe to Syndicate
download

Kurs edhe për prindërit shqiptarë në Oftringen

11.10.2012 - 12:35

Në Oftringen më 25 nëntor fillon kursi: “Der Schulstart+Eltern bilden sich”  (Starti shkollor, prindërit arsimohen), i cili iu dedikohet prindërve me fëmijë deri në moshën 7 vjeçare.

Kursi ka për qëllim përgatitjen e prindërve për fillimin e shkollimit  të fëmijëve të tyre nga kopshti i fëmijëve.  Ata do të marrin njohuri për sistemin shkollor të Kantonit Aargau  dhe për shkollën.

Loja dhe mësimi, gjuha, të mësuarit e gjuhës dhe dygjuhësia, zhvillimi i fëmijës, informata për kopshtin dhe shkollën, vizitat në kopsht dhe në shkollë, të ndihmuarit e fëmijës në jetën e përditshme, në mësim, në shkollë dhe në kohën e lirë etj.  do të jenë tema të cilat do të diskutohen në kurs në gjuhën amtare të pjesëmarrësve (në gjuhën gjermane dhe shqipe).

Këto tema janë shumë të rëndësishme, para së gjithash për prindërit me fëmijë të vegjël dhe shërbejnë që fëmijët ta marrin ndihmën e nevojshme dhe fillimi në kopsht dhe shkollë  të jetë sa më i lehtë për ta.

Gjatë kohës sa zgjatë kursi prindërit mund t’i marrin fëmijët me vete. Përkujdesja për fëmijë është e siguruar

Kursi zgjatë një muaj dhe mbahet një herë në javë: 25. 10., 15:30 - 18:00  01. 11., 16:00 - 18:00  15. 11., 16:00 - 18:00  22. 11., 16:00 - 18:00 

29. 11., 16:00 - 18:00 

Ende ka vende të lira dhe të interesuarit mund të paraqiten tëKäthi Lachat, Schule Oftringen, 062 797 64 41Hamzë Morina, Albanisch, 076 207 61 52Karin Knobel Käser, Caritas Aargau, 062 822 90 10

Reklamë

Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 9 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 02:20

Prishtinë

Clear sky
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 02:00

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 13 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 02:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj