Bota

Nju Jork-Londër, për 5 orë e 13 minuta

Aeroplani ishte në nisur në orën 11:44 dhe mbërriti në Londër në orën 21:57, 53 minuta më shpejt nga parashikimi

Teknologjia vazhdon të përparojë dhe të mos njohë limite. Kompanitë e ndryshme u ofrojnë klientëve mundësi që nuk i kishin më herët.

Kështu kompania ‘Norwegian Airlines’, ka arritur një rekord, duke fluturuar nga Nju Jorku në Londër, për 5 orë e 13 minuta, duke shënuar kështu rekordin e ri të fluturimit transatlantik, përcjell albinfo.ch.

Aeroplani Boeing 787-9 Dreamliner u nis nga aeroporti JFK i Nju Jorkut dhe mbërriti në Gatwick të Londrës për 5 orë e 13 minuta, derisa në aeroplan kishte 284 pasagjerë.

Aeroplani ishte në nisur në orën 11:44 dhe mbërriti në Londër në orën 21:57, 53 minuta më shpejt nga parashikimi.

Por, në këtë fluturim kanë ndikuar edhe erërat e forta të Oqeanit Atlantik që e kanë shtyrë aeroplanin të kapë shpejtësinë maksimale prej 776 milje në orë ose përafërsisht 1250 km/h.

Rekordin e mëparshëm e mbante një Boeing 777 i British Airways në vitin 2015, i cili të njëjtën distancë e ka përshkuar për 5 orë e 16 minuta.