Shkurt.ch
Noah dhe Mia, emrat më të preferuar të zviceranëve
Në mesin e 44932 fëmijëve meshkuj, të lindur gjatë vitit 2016, kanë qenë 477 që janë pagëzuar me emrin Noah. Ndërsa me emrin Mia janë pagëzuar 488 nga gjithsej 42951 vajzat e lindura
Emrat më të shpeshtë me të cilët zviceranët i kanë pagëzuar fëmijët e tyre gjatë vitit 2016 kanë qenë: Noah për djem dhe Mia për vajza, shkruan sda.ch. Siç bën të ditur Zyra Federale për statistikë, këta emra janë më të preferuar sidomos në Zvicrën gjermane. Dhe kjo, rrjedhimisht i bën edhe më të preferuarit në nivel vendi, duke qenë se gjermanofonët përbëjnë rreth 70 për qind të gjithë popullatës zvicerane
Ndryshe, emri Noah zë vendin e parë që nga viti 2013.
Në mesin e 44932 fëmijëve meshkuj, të lindur gjatë vitit 2016, kanë qenë 477 që janë pagëzuar me këtë emër, transmeton albinfo.ch. Ndërsa me emrin Mia janë pagëzuar 488 nga gjithsej 42951 vajzat e lindura në vitin e kaluar. Emri Mia ka mbajtur vendin e parë për nga numri i vajzave të cilat janë pagëzuar me këtë emër, në vitin 2013 dhe 2015.
Në Zvicrën frankofone, emri më i shpeshtë i djalit ka qenë Gabriel ndërsa i vajzës, Emma. Sa i përket Zvicrës italiane , emrat më të preferuar gjatë vitit 2016 ishin Leonardo dhe Sofia.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit