Autotech

Nokia 7 Plus shitet për vetëm pesë minuta

Kompanitë nisën shitjet në orën 10:07, ndërsa për vetëm pesë minuta mbetën pa njësi

A e duan njerëzit Nokia 7 Plus? Të paktën në Kinë po. Kjo shihet nga fakti se telefoni u shit për vetëm pesë minuta.

Kompanitë nisën shitjet në orën 10:07, ndërsa për vetëm pesë minuta mbetën pa njësi.

Telefoni shitej me çmim prej 239 deri 318 euro, varësisht prej versionit.

Sa i përket adhuruesve të Nokias, jashtë Kinës do të duhet të presin deri në prill, transmeton Albinfo.ch.

Nokia 7 Plus në Evropë do të kushtojë 400 euro për versionin me 6GB RAM.