Sport

Notat e futbollistëve: Shaqiri më i miri, Behrami me 7.2

Ndoshta Behrami ka merituar notë shumë më të madhe, pasi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, sidomos kundër Neymar-it, i cili gjithashtu është futbollisti më i shtrenjtë në botë

Zvicra ka barazuar me Brazilin me rezultat 1:1 në kuadër të Grupit E të Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch.

Për Zvicrën nga fillimi luajtën Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili. Behrami u ndërrua në minutën e 70-të për shkak të një lëndimi, derisa më herët ishte ndëshkuar me karton të verdhë.

Pas ndeshjes janë dhënë edhe notat për lojtarët. Befasisht Neymar mori notën më të madhe të ndeshjes 7.9, derisa te Zvicra notën më të lartë e kishte Shaqiri 7.7. Behrami është vlerësuar me 7.2, Xhemaili me 6.4 dhe Xhaka 6.2.

Ndoshta Behrami ka merituar notë shumë më të madhe, pasi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, sidomos kundër Neymar-it, i cili gjithashtu është futbollisti më i shtrenjtë në botë.