Uncategorized

Notat e ndeshjes Suedi-Zvicër

Shaqiri është vlerësuar me 7.2, Xhaka me 6.9, Behrami me 6.8 dhe Xhemaili me 6.2

Zvicra ka pësuar humbje nga Suedia me rezultat minimal 1:0 dhe është eliminuar nga Kampionati Botëror, shkruan albinfo.ch.

Edhe në këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami ishin titullarë, derisa Behrami ishte edhe kapiten.

Pas ndeshjes janë dhënë edhe notat për futbollistët.

Futbollisti më i mirë te Zvicra është vlerësuar Rodriguez nga faqja “sofascore.com”, me notën 8.0.

Shaqiri është vlerësuar me 7.2, Xhaka me 6.9, Behrami me 6.8 dhe Xhemaili me 6.2.

Në përgjithësi ky ishte një Botëror shumë i mirë për futbollistët shqiptarë, pasi Behrami shkëlqeu në ndeshjen e parë ndaj Brazilit, Xhaka dhe Shaqiri shënuan ndaj Serbisë, dhe Xhemaili shënoi ndaj Kosta Rikës dhe u zgjodh futbollisti i ndeshjes.