Futboll

Notat nga “Blick”: Behrami me notë maksimale

Ai ndali Neymarin, i cili është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, ku klubit të Parisit i ka kushtuar 222 milionë euro

E përditshmja zvicerane ‘Blick’ ka dhënë notat e ndeshjes Brazil-Zvicër, që përfundoi 1:1, përcjell albinfo.ch.

Notën më të lartë e kishte portieri Yann Sommer dhe Valon Behrami. Të dy janë notuar me notën 6, apo që është maksimale.

Behrami ka zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij, derisa është lavdëruar nga mediat ndërkombëtare, zvicerane dhe shqiptare.

Ai ndali Neymarin, i cili është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, ku klubit të Parisit i ka kushtuar 222 milionë euro.

Ndërkohë, sipas të përditshmes zvicerane, Xhaka, Xhemaili dhe Shaqiri janë notuar me 4, edhe pse Shaqiri në disa media të huaja kishte paraqitje shumë të mirë.

Notat e lojtarëve

Yann Sommer – Nota 6:

Stephan Lichtsteiner – Nota 5

Fabian Schär – Nota 5:

Manuel Akanji – Nota 5:

Ricardo Rodriguez – Nota 5:

Valon Behrami – Nota 6:

Granit Xhaka – Nota 4:

Xherdan Shaqiri – Nota 4:

Blerim Xhemaili – Nota 4:

Steven Zuber – Nota 5:

Haris Seferoviq – Nota 4:

Denis Zakaria – Nota 4: