Integrimi
Novartis dekoron shqiptarin me çmimin „Best Operator“
Emri i Asan Rushitit figuron në mesin e 15 menaxherëve më të sukseshëm që ka përzgjedhur sivjet kompania ISS-Schweiz për t’i ndarë mirënjohjet „Best Operator 2015“
Njoftimin për këtë çmim na e dërgon doktor Ylber Qusaj, i cili punon si ekspert në testimin dhe prodhimin e medikamenteve kundër kancerit në kompaninë Novartis.
Mjeku i ri shqiptar i është gëzuar përzgjedhjes së bashkatdhetarit nga Kërçova, Asan Rushitit, si njëri ndër 15-të menaxherët më të suksesshëm.
„Për herë e më shumë kemi raste kur shqiptarët në Zvicër me punën e tyre të palodhshme po tregojnë aftësi menaxhuese që na bëjnë të gjithë neve të ndjehemi krenarë për ta. Kjo më ka ndodhur mua me shqiptarin nga Kërçova, Asan Rusiti i cili jeton dhe punon në Stein të Kantonit Aargau, thotë për albinfo.ch, Dr. Qusaj.
„Ai, falë punës së tij të palodhshme dekorohet nga firma e ISS si operatori më i mirë “Best Operator” për vitin 2015. Asani, së bashku me 70 punëtorët e tij punojnë për firmën “Novartis Pharma Stein“, shkruan dr. Qusaj në letrën e tij.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve organizohet për çdo vit në muajin janar nga kompania ISS Zvicër. Si “Operatorët më të mirë” dekorohen drejtuesit që shkëlqejnë me udhëheqje, menaxhim dhe marrëdhënie me konsumatorët.
“Në saje të sjelljes së tyre të përkushtuar profesionale dhe vetive menaxhuese që ata tregojnë, janë ambasadorë të mëdhenj për kompaninë tonë që kontribuojnë në suksesin e saj, vlerëson ISS.
Kjo kompani me mbi 12 mijë punëtorë dhe 36 përfaqësi të përhershme në tërë Zvicrën, radhitet në mesin e dhjetë punëdhënësve më të mëdhenj në Zvicër.
Në mbarë botën Novartis angazhon mbi 530 mijë punëtorë dhe kështu në grupin ISS bëjnë gara 5 kompanitë të mëdha private në botë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor