Kosova: vota e diasporës

Nuk do të shtyhet afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit

Sot është afati i fundit për për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017.

Votuesit jashtë vendit janë përballur me probleme për t’i dërguar formularët online ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të mos e shtyjë afatin për regjistrimin e votuesve nga jashtë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklauar për Kohën Ditore se problemet që i kanë hasur mërgimtarët për votim është si pasojë e kostos së zgjedhjeve të parakohshme.

“Ne nuk kemi faj që zgjedhjet janë shpallur për 30 ditë. Kjo është kostoja e zgjedhjeve të parakohshme, edhe këtë nuk mundem ta rregulloj as unë, e as KQZ-ja, me gjithë dëshirën”, ka thënë Daka në një komunikim me gazetën “Koha Ditore”, përcjell albinfo.ch.

Daka ka thënë se procedurat kanë qenë të njëjta gjithmonë, por  Lista Srpska dhe Vetëvendosja e kanë ngrit këtë problem.

Nëse nuk jeni regjistruar ende, këtë mund ta bëni edhe sot duke e dërguar formularin e plotësuar përmes emailit zyrtar ([email protected], dhe [email protected]) ose përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.


 Të tjera nga Kosova: vota e diasporës