Kalendari

“Nuk erdhi Veliu”, vazhdon misionin humanitar

Grupi Teatral “Aktrimi” vazhdon aktivitetin e tij humanitar. Me komedinë tashmë të njohur “Nuk erdhi Veliu” , destinacioni i radhës i këtij grupi është salla “Luxory” në  Grenchen (SO).

“Aktrimi” falënderon të gjithë ata që kontribuan dhe që po vazhdojnë të kontribuojnë në misionin humanitar dedikuar shërimit të djaloshit kumanovar Shkëlqim Zimberi.

Të gjithë afaristët apo të interesuarit tjerë mund të paraqiten në këta numra telefoni: Ramadan Morina +41 76 268 25 76 Avdi Amidi +41 76 220 18 36

Shfaqja mbahet në: Maienstrasse 6 2540 Grenchen SO më 29 mars 2015 ora. 15:30. ç mimi 10.00 chf.