Feja

Nuk është feja islame që drejton evropianët e rinj te Xhihadi

Një nga ekspertët më të mirë të Francës mbi tematikën e terrorizmit islamik, Oliver Roy, tregon për “Haaretz” se si sulmues si Salman Abedi në Mançestër kthehet në një nga “radikalët e rinj”, i cili predikon vdekjen.

Ankara – Salman Abedi, bombarduesi vetëvrasës, i cili vrau 22 njerëz në koncertin pop të Mançesterit këtë javë, i cili kishte filluar një jetë me mjaft përparësi: nga prindër, të cilët u larguan nga Libia e Gadafit për një jetë më të mirë në Britaninë e Madhe. Faktikisht, kjo shpërngulje, dy dekada më vonë do të çonte Abedin në një çekuilibrim, pohon Oliver Roy.

“Paramendohet se 60% e atyre që e përkrahin xhihadizmin e dhunshëm në Evropë janë brezat e dytë të myslimanëve, të cilët kanë humbur lidhjen me vendin e tyre dhe kanë dështuar të integrohen në shoqëritë perëndimore”, thotë Roy.

Ata janë subjekt i “procesit të dekulturalizimit”, i cili i injoron dhe i veçon nga shoqëria evropiane dhe nga shoqëria e prejardhjes së tyre. Përfundimi është, një “zbrazësi identiteti” i rrezikshëm në kërkim të një “ekstremizmi të dhunshëm”, argumenton Roy.

Lindur në Britani në vitin 1994, Abed do t’’i bashkohej më vonë fundamentalizmit të dhunshëm pas një jete në një limbo. Nga njëra anë, ai u përpoq të rilidhej me Libinë, nga ku kishte udhëtuar disa ditë më parë, një javë përpara sulmit dhe, nga ana tjetër, u përpoq t’iu bashkohej të rinjve britanikë, të cilit ai i sulmoi.

“Ndryshe nga brezat e dytë, sikurse ajo e Abedit, brezat e tretë janë më mirë të integruar në Perëndim dhe nuk përbëjnë më shumë se 15% të xhihadistëve”, pohon Roy. “Të konvertuarit, të cilët kanë një afri me Islamin dhe të veçuar nga çdo kulturë tjetër, përbëjnë rreth 25% të atyre që mund t’i bashkohen fundamentalizmit të dhunshëm”.

Është një model që gjendet te brezat e dytë, si Khaled Kelkal, xhihadisti i parë i Francës në vitin 1995, te vëllezërit Kouchi, të cilët sulmuan revistën satarike të Charlie Hebdo-s në Paris më 2015. I njëjti model gjendet dhe te sulmuesit e tjerë, si Sabri Refla, belg, djali i një babai nga Maroku dhe një nëne nga Tunizia, i cili ikën për në Siri në moshën 18-vjeçare “pasi iu bashkua Islamit në një mënyrë krejt ndryshe nga ajo jona”, tregon nëna e tij e brengosur, Saliha Ben Ali.

Me një kuptueshmëri të përciptë të fesë apo të Islamit, të rinj si Abedi përkrahin terrorizmin për shkak të një “instintki vetëvrasës” dhe “një magjepseje ndaj vdekjes”, pohon Roy. Ky element kyç është ilustruar dhe nga slogani i parë i xhihadistit Osama bin Laden: “Ne duam vdekjen sikurse ju doni jetën”.

“Pjesa më e madhe e Alkaedës dhe Shtetit Islamik të xhihadistëve, duke përfshirë dhe sulmuesin Abed, kryejnë sulme vetëvrasëse jo sepse kanë një strategji ushtarake, apo sepse pajtohen me besimin e Salafit”, thotë Roy. “Këto sulme nuk e shfyqëzojnë armikun konsiderueshëm dhe Islami dënon vetëflijimin si një ndërhyrje e vullnetit të Zotit”.  Këta të rinj kërkojnë vdekjen si një fund-qëllim në vetvete”.

Në librin e tij të fundit: “Xhihadi dhe vdekja: thirrja ndërkombëtare e Shtetit Islamik”, Roy argumenton se rreth 70% e këtyre të rinjve kanë një njohuri të përciptë të Islamit dhe ai sugjeron që ata janë “radikalë” përpara se të zgjedhin Islamin. Ai i pagëzon ata si “myslimanë të rilindur”, të cilët kanë pasur një jetë të shthurrur përpara një konvertimi të papritur në fundamentalizëm të dhunshëm.

“Ne duhet të hetojmë islamifikimin e radikalizmit dhe jo radikalizmin e Islamit”, thotë Roy, përse shumë të rinj radikalë zgjedhin fundamentalizmin e dhunshëm mbi besime të tjera destruktive për t’u përfshirë në terrorizëm. Këta “radikalë të rinj” zgjedhin Shtetin Islamik si tregues, sikurse të ishte i vetmi në “tregun ndërkombëtar të ideologjive fundamentaliste”, thotë Roy. “Ata, në të shkuarën mund të kishin zgjedhur, për shembull, të majtat ekstremiste”. Gjysma e xhihadistëve të dhunshëm në Francë, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara kanë rekorde kriminale për krime të vogla, sikurse Abedi, të cilët janë radikalizuar pa u përfshirë në xhamitë lokale apo komunitetet fetare, një element që pasqyrohet në modelet e pjesës tjetër të Evropës.

Sipas Roy-it, ndërsa Salafi Islam ultra konservativ është patjetër një problem që mbështetësit e tij kundërshtojnë vlerat bazë të tolerancës dhe shoqërisë sekulare perëndimore, në të njëjtën kohë nuk duhet të bie dakort me ekstremizmin e dhunshëm.

Ndërsa analizohen prejardhjet e të rinjve, sikurse ajo e Abedit, roli i revanshizmit islam nuk duhet mbivlerësuar në vendet në zhvillim, që po ushqen politikat perëndimore koloniale dhe ndërhyrjet në Lindjen e Mesme.

“Nëse do të ishte i shqetësuar për veprimet e imperializmit perëndimor, ai do të kishte përmendur sulmin britanik në Libi në vitin 2012, duke e bërë veprimin e tij politik në një mënyrë apo tjetër”.

“Abedi ishte pjesë e kultures së rinisë britanike që ai e sulmoi, ai vrau një pjesë të vetes së tij si pjesë e asaj shoqërie”, thotë Roy nga zyra e tij në Firencë, nën titullin profesor në Institutin e Universitetit Evropian.

Nëse do të ndihej i plotësuar me kulturën islamike dhe i prirur me ambicien për të themeluar Shtetin Islamik në Lindjen e Mesme, ai mbase nuk do të kishte njohur këngëtaren pop, Ariana Grande”, thekson Roy, duke shtuar se “në vend të kësaj, ai do të kishte udhëtuar në Siri ose Libi”.

Nëse komentet e ministrit të Brendshëm francez, Gérard Collomb, do të konfirmohen, Abedi do të bënte pjesë në listën e gjatë të xhihadistëve të rikthyer, të cilët nuk mirëpriten në Evropë, pasi kanë luftuar në Siri. Roy shton se ka dhe disa lajme të mira: Qindra sulmues të huaj nga Evropa po kërkojnë rikthim të sigurt në Evropë, duke u rikthyer vetë në ambasadat turke, sipas shtypit italian.

“Kjo tregon se ata nuk kanë instiktin vetëvrasës që karakterizohen terroristë sikurse Abedi”, thotë Roy. Gjithsesi ai paralajmëron se një “sekularizëm homogjen” dhe një refuzim “i të gjitha formave fetare” në Perëndim ka krijuar një zbrazësi shpirtërore, e cila mund të kthehet në një terren prodhimi të fundamentalizmit.

Përkthimi për albinfo.ch: Julina Canga, Bernë

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/nuk-eshte-feja-islame-qe-drejton-evropianet-e-rinj-te-xhihadi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.