Gjuha

Nuk fliste mirë gjermanisht, e largojnë nga puna pastruesen pas 20 vitesh

Një pastruese nga Vöcklabruck i Austrisë pas 20 vjetëve punë i është ndërprerë kontrata nga punëdhënësi i saj. Arsyetimi i kompanisë: Nuk e flet mirë gjuhën gjermane. Sindikata i ka dalë në ndihmë gruas 55 vjeçare duke fituar gjyqin ndaj kompanisë me një shumë mbi 31 mijë euro dëmshpërblim

Më shumë se 20 vite kishte punuar një grua 55 vjeçare si pastruese në një kompani. Deri tani pa asnjë problem. Dhe, befasisht ajo shkarkohet nga puna. Madje as pa i dhënë ndonjë arsye.

Punëtorja e cila punonte si pastruese ankohet në Sindikatë,  e cila pastaj e sjell pastaj kompaninë para gjyqit. Vetëm atëherë, kompania detyrohet të  japë një arsye se përse e largoi punëtoren nga puna.

“Gruaja nuk fliste shumë mirë gjermanisht”, kishte thënë punëdhënësi i saj. Por, ky arsyetim nuk ishte bindës, për shkak se për 20 vite sa gruaja ka punuar, gjuha nuk i kishte paraqitur kurrfarë pengese. “Firma kishte dëshiruar të përfitojë në kurriz të gruas”, ka thënë  presidenti i Sindikatës, Johann Kalliauer, pa e treguar identitetin e saj, përcjell “albinfo.ch”.

Në shkallën e dytë të gjyqit, Sindikata, fiton gjyqin duke i paguar kompania  ish punëtores së tij,  shumën prej 31.600 eurosh dëmshpërblim.