Shqipëria

Nuk ka asnjë nismë për vendosjen e regjimit të vizave

Ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Suela Janina, ka larguar të  gjitha dilemat, duke thënë se BE-ja nuk ka asnjë nismë për vendosjen e regjimit të vizave, por ka shtuar se Bashkimi Evropian do të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë në vitin 2018, transmeton albinfo.ch.

“Nga të gjitha të dhënat që kam, nuk më rezulton se ka ndonjë nga 28 shtetet që ka tendencë për të vendosur veton. Kemi ulje të ndjeshme të shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së dhe kjo ka sjellë rezultatet e veta.

Nuk ka asnjë kërkesë apo edhe nismë që BE të vendosë regjim vizash me Shqipërinë”, ka thënë ambasadorja.