Shkurt.ch

Nuk ka më kujdestare fëmijësh nga vendet e treta?

Familjet që kanë angazhuar vajza të reja (Au-pair) për përkujdesje të fëmijëve të tyre janë në hall pasi që kantone të caktuara e kanë hequr mundësinë e angazhimit të tyre nga vendet e treta

Iniciativa kundër migracionit masiv e cila qe votuar nga zviceranët vitin e kaluar ka bërë që Këshilli Federal të zvogëlojë për një të tretën kontingjentet e lejuara të të punësuarve nga shtetet e treta. Kjo është mesatarja por brenda saj shihet për disa nga profesionet në disa kantone, ky kontingjent është shlyer tërësisht.

Kështu, familjet e reja që deri tash kanë angazhuar vajza të reja (Au-pair) për përkujdesje të fëmijëve të tyre janë në hall pasi që kantone të caktuara e kanë hequr mundësinë e angazhimit të tyre nga vendet e treta. Nga ana tjetër në vendet e BE-së nuk ka numër të mjaftueshëm të konkurrueseve për ketë profesion.

Kjo ka shtyrë agjenturat e ndërmjetësimit të punës që t`i drejtohen Këshillit Federal me një letër përkatëse, shkuan nzz am sonntag. Aty kërkohet që qeveria të mundësojë kontingjente të veçanta, pasi që, sis letrës, kujdestaret e fëmijëve nuk po ua “grabisin” vendet e punës inxhinierëve, mjekëve ose informaticientëve të këtushëm.

Veç kësaj, pagat e tyre janë të ulëta dhe vajzat që vinë këtu për të punuar si kujdestare fëmijësh ndjekin një kurs të gjuhës prej së paku katër orësh në javë.