Shqipëria

Nuk ka më vend për rezervime në Voskopojë

Turistët kanë zgjedhur Vaskopojën për të kaluar pushimet verore.

Voskopoja e Korçës është bërë atraksion turistik viteve të fundit për turistët e shqiptar por në veçanti për ata të huaj.

Ushqimi tradicional ajri e natyra e bukur janë ndër arsyet kryesore që shtynë turistet ta vizitojnë këtë vend.

Objektet kulturore dhe ato të kultit gjithashtu janë një tërheqëse për vizitorët, shkruan Albinfo.ch.

Vizitorët do të gjejnë aty çdo gjë, madje edhe guidat që t’i udhëheqin përreth natyrës së bukur dhe veprave monumentale e historike.

Voskopoja po merr përmasat e një qyteze, si dikur, në kulmin e lulëzimit të saj.

Pronari i një hoteli në këtë zon i ka thënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare se të gjitha vendet në hotelin e tij janë të rezervuara tashmë po thuajse deri në fund të sezonit.