Bota

Numri i azilkërkuesve ka rënë pothuajse dyfish në Evropë

Numri i azilkërkuesve në Evropë ka shënuar rënie për 50% në shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Në shtator të këtij viti azil në Evropë kërkuan më shumë se 60 mijë njerëz, që është një rënie e dyfishtë krahasuar me 125 mijë njerëz që kërkuan azil në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas “EU-Observer”, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportit më të fundit të Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilit, shumica e azilkërkuesve janë sirianë, të ndjekur nga irakianë dhe afganë. Mesatarisht, BE-ja miratoi 36% të kërkesave, në krahasim me 63% në shtator të vitit të kaluar.