Shkurt.ch

Numri i fëmijëve të keqtrajtuar në Zvicër mbetet i lartë

Një risi që e tregon kjo statistikë është se forma më e shpeshtë e keqtrajtimit të fëmijëve, me 30 për qind të prekur, është keqtrajtimi psikik

Numri i fëmijëve të keqtrajtuar, gjegjësisht ndaj të cilëve është ushtruar dhunë, vazhdon të mbetet i lartë. Gjatë vitit të kaluar në spitalet e Zvicrës janë trajtuar 1388 fëmijë për shkak të keqtrajtimit fizik që kanë pësuar ose për të cilin është dyshuar, shkruan srf.ch. Ky numër që konsiderohet i lartë, tregon një tendencë stabilizimi.

Siç bën të ditur statistika për mbrojtje të fëmijëve e bërë për vitin 2015, në pothuaj çdo të katërtin rast të paraqitur, ushtruesi ose ushtruesja e dhunës kanë qenë nën moshën 18 vjeçare.

Një risi që e tregon kjo statistikë është se forma më e shpeshtë e keqtrajtimit të fëmijëve, me 30 për qind të prekur, është keqtrajtimi psikik, transmeton albinfo.ch

Me shumicë dërmuese, më së shumti keqtrajtime ndodhin brenda familjes. Sipas raportit, nëse përjashtohen rastet e abuzimit seksual, numri më i madh i keqtrajtimeve bëhet në familjet me gjendje të rëndë.