Bota

Numri më i madh i ushtarëve gjermanë janë stacionuar në Mali; Kosova e treta

Momentalisht në gjithë botën ka 3591 ushtarë gjermane, ndërsa prej 25 vitesh kanë vdekur 109 ushtarë.

Ushtria gjermane prej 25 vitesh vepron jashtë shtetit të saj. 109 ushtarë gjermanë kanë mbetur të vdekur, prej të cilëve 37 në betejë, shkruan bild.de.

Momentalisht në gjithë botën janë stacionuar 3591 forca gjermane, prej të cilëve më së shumti në Mali (1141), Afganistan (994) dhe Kosovë (398). Në luftën kundër piratëve në bririn e Afrikës janë stacionuar 79 ushtarë, ndërsa në luftën kundër bandave dhe trafikantëve në Detin Mesdhe luftojnë 392 sish, përcjell albinfo.ch.

Në kuadër të aleancës ndërkombëtare kundër ISIS kanë ndihmuar 138 gjermanë, kryesisht në trajnimin e kurdëve në Irakun verior. Në Jordani janë stacionuar 292 me katër aeroplanë tornado dhe një Bombardues.