Shkurt.ch

Numri më i vogël i azilkërkuesve, nga viti 2010

Gjatë 9 muajve të deritashëm, janë regjistruar 13.916 kërkesa për azil. Në vitin 2010 kishin qenë 11.170 sosh

Nga fillimi i janarit deri në fund të shtatorit, në Zvicër janë regjistruar gjithsej 13.916 kërkesa për azil. Siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në një komunikatë të publikuar sot, kjo është shifra më e ulët e shënuar që nga vioti 2010. Atëbotë kishte pasur edhe më pak azilkërkues gjatë kësaj periudhe, gjegjësisht 11.170 sish.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, SEM ka regjistruar 4793 kërkesa për azil, që janë për një të tretën më pak se në tremujorin e njëjtë të një viti më parë, shkruan albinfo.ch.

Lista e vendeve prej nga vijnë më së shumti azilkërkues, vazhdon të jetë pa ndryshime viteve të fundit. Në vendin e parë janë eritreanët ndërsa pas tyre vijnë sirianët, afganët, srilankezët dhe somalezët.

Nga mesi i korrikut ka pasur dukshëm më pak refugjatë që kanë kaluar në Evropë përmes itinerarit të Detit Mesdhe. Po ashtu, sipas SEM, Zvicra vazhdon të mos jetë vend i destinimit të refugjatëve por kryesisht vend transit.