Sport

Nuri Seferi kërkon mbështetjen e shqiptarëve në Zvicër

Ai më 1 prill do të ketë një meç shumë të rëndësishëm, kurse në ring do të ngjitet edhe vëllai i tij, Sefer Seferi, por edhe disa boksierë tjerë shqiptarë në atë që cilësohet si mbrëmja ‘Fight Nigcht’

Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi ka kërkuar mbështetjen e bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

 

Ai më 1 prill do të ketë një meç shumë të rëndësishëm, kurse në ring do të ngjitet edhe vëllai i tij, Sefer Seferi, por edhe disa boksierë tjerë shqiptarë në atë që cilësohet si mbrëmja ‘Fight Nigcht’.

 

Meçet do të zhvillohen në Burgdorf të Zvicres, ku pritet të jetë një mbrëmje e madhe e boksit për boksierët shqiptarë.

 

“Mbështetja juaj padyshim që më jep shumë forcë dhe motiv për të dalur me kokën lart në fund të ndeshjes”, ka shkruar Seferi në “Facebook”.

 

Ai gjithashtu ka njoftuar se të interesuarit mund t’i blejnë biletat në:

https://www.boxclubburgdorf.ch/