Sport

Nuri Seferi kundër Jozef Nagy në parameç të Klitschko dhe Solis me 19 Mars

Nuri Seferi do të boksojë në parameç të Vitali Klitschko dhe Odlianer Fonte Solis me 19 Mars. Seferi për kundërshtar do të ketë hungarezin Jozsef Nagy i cili deri më tani ka zhvilluar 32 meçe profesionale dhe ka një bilanc prej 23 fitoreve (15 KO) dhe 9 humbje. Dueli do të zhvillohet në tetë raunde. Seferi i cili e kishte pranuar me shumë dëshirë këtë sfidë, pwr portalin “Kosovaboxing.org” deklaron: “Jam në përgaditje të vazhdueshme dhe po pritja këto ditë që kundërshtari të më caktohej për 9 Prill në Hamburg, kur papritmas më morën në telefon menagjmenti i K2, dhe më ofruan që të boksoj në parameç të Klitschko dhe Solis. Oferta ishte joshëse dhe e pranova me shumë kënaqësi”.

Nuri Seferi kishte pasur rastin të boksojë me Jozsef Nagy në vitin 2009 në Gostivar, por atë kohë hungarezi ishte tërhequr në ditët e fundit, për shkak të lëndimit. Tani ky duel do të ndodhë dhe do të jetë mjaft interesant për boksierin tonë. Pas këtyre dy dueleve Seferi parashikon të zhvillojë një meç eliminator për versionin WBO, në Shkup, Prishtinë apo në Tiranë ose Durrës. “Shpresoj të shkoj çdo gjë mirë. Jam duke sqyrtuar disa konsulltime dhe mund të mbroj titullin WBO të Evropës në ndonjerën nga kryeqendrat shqiptare, ose të boksoj për eliminator të WBO-së gjatë verës” theksoi Seferi.

Klitschko dhe Solis do t`i matin forcat në Keln, dhe kjo do të jetë sfida më e madhe për Vitalin pas duelit të tij me Lennox Lewis në vitin 2003. Fituesi i këtij dueli është i paparashikuar dhe do të jetë mjaft interesant. Një lajm i mire vjen edhe për Luan Krasniqin ku sipas mediave gjermane, lufta e tij me Jonathon Banks mund të ndodh me 7 Maj, pasi që Wladimir Klitschko dhe Dereck Chisorra është anuluar për here të dytë, dhe termini i 7 Majit mund të jetë i mundshëm. Wladimir Klitschko anuloi duelin për t`u përballur me David Haye me 2 Korrik.