Integrimi

Nxënësit protestojnë kundër dëbimit të familjes shqiptare

Familja ishte marrë nga policia gjermane, kurse babai i ishte lidhur këmbë e duar në pranga dhe e kishin kërcënuar se do ta dëbonin jo në Shqipëri, por në Afganistan!

Nxënësit protestojnë kundër dëbimit të familjes shqiptare

 

Sipas Klaosit familja ishte marrë nga policia gjermane, kurse babai i tij ishte i lidhur këmbë e duar në pranga dhe e kishin kërcënuar se do ta dëbonin jo në Shqipëri, por në Afganistan

 

Disa qindra nxënës gjermanë të gjimnazit “Dreikönigsgymnasium” kanë protestuar kundër dëbimit të familjes shqiptare Yzellari. Ata protestuan para Këshillit të qytetit të Kolnit, shkruan ‘Rundschau-online.de’.

 

Dy nga fëmijët, Klaosi (12-vjeçar) dhe Ariola (14-vjeçar), e kishin vijuar mësimin në këtë gjimnaz që nga fillimi i vitit shkollor. “Ne u shtangëm nga lajmi se ata janë dëbuar”,ka thënë shefi i kafenesë St. Mocca në Bilderstokschen, Markus Losse, përcjell albinfo.ch.

 

Protesta ishte organizuar para së gjithash kundër mënyrës së dëbimit. Sipas Losse, Enti Gjerman i Migrimit në Dortmund, që para Krishtlindjeve e kishte sinjalizuar avokatin e familjes shqiptare se ajo do të dëbohet.

 

Policia federale gjermane më 23 janar të këtij viti e kishte dërguar familjen shqiptare në Aarau të Zvicrës, ku para se të vinin në Gjermani, kishte jetuar pothuajse për dy vite.

 

Sipas Klaosit familja ishte marrë nga policia gjermane, kurse babai i tij ishte i lidhur këmbë e duar në pranga dhe e kishin kërcënuar se do ta dëbonin jo në Shqipëri, por në Afganistan.

 

Edhe mënyra e dëbimit në pikë të natës i ka zemëruar së tepërmi protestuesit, duke vënë në dyshim humanizmin njerëzor.

 

Familjet me fëmijë nën moshën 14-vjeçare nuk guxohet të dëbohen në periudhën në mes orës 21.00 dhe 06.00.