Lajme

NZZ: Romët u anashkaluan edhe nga OKB

"Neue Zürcher Zeitung" i ka kushtuar vëmendje çështjes së romëve të dëbuar që u vendosën nga UNMIK-u në toka të kontaminuara me plumb në Mitrovicë

Ish-administrata e OKB-së në Kosovë (UNMIK), kishte ngritur një kamp për refugjatët romë të Kosovës, në një zonë të kontaminuar me plumb në Mitrovicë. Këtij kampi i ka kushtuar vëmendje të veçantë gazeta gjermane, “Neue Zürcher Zeitung” e cila konsideron se vendosja e romëve aty ka qenë jolegjitime dhe aty kishin të drejtën e kompensimit.

Në bazë të një vendimi të Komisionit për të Drejtat e njeriut të misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) në shkurt 2016, thuhet se vendosja e romëve në Mitrovicë ka qenë jolegjitime dhe se romët kishin të drejtë për dëmshpërblim dhe kërkim ndjese.

Romët pritën një vit, kur kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres vendos moti vendim në këtë vit, se nuk do të ketë as ndjesë dhe as dëmshpërblim për ta.

Në vend të kësaj OKB-ja do të mblidhte fonde për projekte ndihme për romët në Mitrovicë e përreth.

“NZZ kritikon këtë vendim të OKB-së, duke theksuar se ata që vuajnë janë familjet rome, që në vitin 1999 u dëbuan nga vendqëndrimet e tyre në bregun jugor të lumit Ibër nga shqiptarë të armatosur. Pikërisht këtu UNMIK-u ngriti kampe provizore për rreth 600 persona. Por askush nuk e di pse ato u ngritën as 200 metra larg grumbujve me mbeturina industriale të një fonderije plumbi”, shkruan kjo gazetë.

UNMIK e dinte që në vitin 2000, se trualli në këtë ambient ishte i ndotur, sidomos për fëmijët, vëren NZZ, përcjell DW.

Sëmundjet dhe vdekjet u shtuan si pasojë, vazhdon NZZ, por kampet provizore u shtuan. “Romët u zhvendosën në vitin 2006, në ish-kampin ushtarak, Osterode. Nuk është e kuptueshme, se pse zgjati 11 vjet, derisa një pjesë e familjeve rome të rikthehej në zonën e rindërtuar në bregun e Ibrit.”

NZZ e mbyll artikullin e saj me qëndrimin kritik, se romët, që nuk kishin se ç’të fitonin në konfliktin mes serbëve dhe shqiptarëve u harruan në tokën e helmuar të Mitrovicës.