Kosova
Oda Amerikane kërkon nga Qeveria e re dinamizëm të shtuar
Ajo kërkon nga Qeveria e re të demonstrojë dinamikë të shtuar në zbatimin e reformave të iniciuara pasi konsideron si tejet të rëndësishëm vazhdimin e reformave në mjedisin e të bërit biznes
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se rritja ekonomike e drejtuar nga sektori privat dhe dialogu më i madh ndërmjet sektorit publik dhe privat janë dy elemente të cilat mbesin në fokus të përpjekjeve avokuese të saj, transmeton albinfo.ch.
Ajo kërkon nga Qeveria e re të demonstrojë dinamikë të shtuar në zbatimin e reformave të iniciuara pasi konsideron si tejet të rëndësishëm vazhdimin e reformave në mjedisin e të bërit biznes.
“Funksionalizimi i ekonomisë së tregut, përmirësimi i sundimit të ligjit, luftimi i ekonomisë joformale dhe luftës kundër korrupsionit, kompletimi i kornizës ligjore për politikat e reja fiskale të cilat do të ishin stimuluese për investimet e jashtme dhe të brendshme, fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë, nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë së re, duhet të jenë në mesin e prioriteteve kyçe të Qeverisë.
Vonesat e mëtejme në realizimin e objektivave të sipërcekura do të pengonin synimet e Qeverisë dhe shoqërisë në përgjithësi për një zhvillim të përshpejtuar ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media.
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Besnik Berisha garon në zgjedhjet lokale të Luganos Zvicra po vazhdon të konsiderohet si vendi që pasqyron shembullin më të mirë të integrimit të...
-
Frangu zviceran po dobësohet kundrejt euros
-
Bislimi e Jashari nuk pritet të përzgjidhen nga Zvicra për Evropian
-
Filmi “LAST EXIT” po vazhdon xhirimet ne Zvicër
-
Ku janë restorantet ‘më të mira’ në Zvicër?