Kosova

OEK: Korrupsioni mbetet barrierë kryesore për bizneset në Kosovë

61% e bizneseve kanë deklaruar vështirësi nga konkurrenca jolojale dhe 51 për qind e tyre si barrierë i shohin problemet me energjinë elektrike dhe kamatat e larta

Korrupsioni u cilësua si një nga barrierat kryesore për bizneset e Kosovë, gjatë vitit 2017. Ndërsa, 37.8% të bizneseve thonë se problem tjetër është jo-qëndrueshmëria politike. Këto të dhëna u bënë publike nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se gjetjet do t’i paraqiten Qeverisë dhe institucioneve relevante, që të punohet që të përmirësohet klima e biznesit në vend.

Sipas këtyre të dhënave, 61% e bizneseve kanë deklaruar vështirësi nga konkurrenca jolojale dhe 51 për qind e tyre si barrierë i shohin problemet me energjinë elektrike dhe kamatat e larta.