Bota
OKB paralajmëron “apokalips” në Siri, kritika për mbi 50 shtete
Mbi 50 shtete janë kërcënuar ose shpërfillur brutalisht të Drejtat e Njeriut. Dramatike situata është në Siri, por OKB kritikon edhe BE, shkruan "Der Spiegel".
Komisari i lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Said Raad al-Hussein, ka publikuar raportin vjetor. Sipas OKB në më shumë se 50 shtete janë të kërcënuara ose nuk përfillen fare të Drejtat e Njeriut – shpesh me metoda brutale. Përgjegjës për këto zhvillime janë politikanët, që për të arritur qëllimet politike veprojnë me “jo-tolerancë dhe mosmarrëveshje”. Në listën e vendeve të para për keqpërdorimin e të Drejtave të Njeriut, sipas të dhënave të OKB, vërehen në Lindjen e Afërme dhe Azi:
-Situata në Ghuta-Lindore ku 400.000 civilë luftojnë për mbijetesë, akoma nuk është në përfundim. “Është koha për të kthyer kursin katastrofal,” theksoi Hussein me shikim nga Siria. Ai akuzoi qeverinë në Damask se po çon vendin drejt “apokalipsit”.
-Gjithashtu edhe në Jemen, Libi dhe Filipine vërehen shkelje të Drejtave të Njeriut.
-Në Burma ka sinjale se pastrimit etnik është duke vijuar akoma. Qeveria po përpiqet të pastrojë gjurmët nga fshatrat me muslimanë, duke përdorur buldozerë për varret masive.
-Hussein kritikoi edhe shumë vende europiane rreth sjelljes së tyre me refugjatët. Sipas tij, refugjatët nuk duhet të kthehen nga Detin Mesdhe përsëri në Libi, pasi atje sundon “dhuna dhe tortura”.
Forcat e ekstremit të djathtë janë fuqizuar, duke u futur në parlament, në dy nga tre shtetet e BE. Në përjashtim nga Europa, ai denoncoi edhe trajtimin e të arrestuarve nga SHBA, shpesh edhe fëmijë, që përpiqen ta kalojnë kufirin nga Meksika.
Sipas raportit, shkelje të Drejtave të Njeriut vërehen edhe në Turqi, me burgime arbitrare, torturim në burgje, shpronësim dhe sjelljen jo-korrekte të shtetit ndaj familjarëve të të burgosurve.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?