Kuriozitete

Olivera ishte zyrtarisht burri më i vjetër në botë

Francisco Nunez Olivera nga Spanja vdiq më 29 janar, në moshën 113 vjeçare, duke bërë që shumë mediume të vinin në pikëpyetje nëse ai ishte burri më i vjetër në botë.

Tani “Libri i Rekordeve Guinness” ka konfirmuar se para vdekjes së tij, Francisco ishte zyrtarisht burri më i vjetër në botë.

Ai u lind më 13 dhjetor 1904 dhe kaloi gjithë jetën si fermer, transmeton Albinfo.ch.

“E di se jam i vjetër, por nuk ndihem i tillë”, kishte thënë spanjolli për “El Mundo” më 2015.

Ai ishte në gjendje që të ecte deri në moshën 107-vjeçare.

Përpos titullit rekord, ai la prapa katër fëmijë, nëntë nipër e mbesa dhe 15 stërnipër e stërmbesa.