Kosova

Operacion i rrallë në QKUK,  pacientit i  hiqet tumori 18 cm

"Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit ( stomakut ), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut"

Është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit  I.SH,  i lindur më 1954, t’i  hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë, transmeton albinfo.ch.

“Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit ( stomakut ), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut ( Vena kava inderior) dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme  të mëlçisë. Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut (siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm ) dhe mëlçinë”, njofton zyra për media e QKUK-së.

Aty theksohet se operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile.

Në përvojën e ekipit  mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.