Shqipëria

Operacioni “Smoke Snake” në Napoli, arrestohet edhe një shqiptar

Një shqiptar është arrestuar dhe rreth një kg heroinë është sekuestruar në operacionin ndërkombëtar anti-drogë, që është zhvilluar në Napoli dhe Kazerta të Italisë, e që ishte thirrur si “Smoke Snake”.

Mediat shqiptare raportojnë se në këtë operacion është shkatërruar një organizatë kriminale italo-shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit, transmeton albinfo.ch.

Operacioni i kryer nga Guardia di Finanza dhe Marcianise ka filluar në qershor të vitit 2016.