Kosova

Operohen 27 fëmijë në QKUK  nga një ekip i mjekëve nga Australia

Janë përzgjedhur për intervenim kirurgjik 7 fëmijë, ndërsa deri tani janë kryer 13 operacione komplekse, përderisa deri të premten pritet të kryhen edhe 14 operacione tjera, nga një ekip mjekësh të ardhur nga Asutralia.

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK,  po qëndron një ekip i mjekëve nga Australia i udhëhequr nga  Doktor Nexhmi Hyseni, ku janë bërë 49 vizita të fëmijëve me anomali kongjenitale shumë të komplikuara.

Pas vizitave mjekësore,  janë përzgjedhur për intervenim kirurgjik 7 fëmijë, ndërsa deri tani janë kryer 13 operacione komplekse, përderisa deri të premten pritet të kryhen edhe 14 operacione tjera.

“Ekipi i mjekëve po punon gjatë gjithë ditës,  deri në orët e vona të natës,   në mënyrë që të gjithë fëmijët që kanë nevojë për operacion të kenë mundësi të marrin këtë shërbim.

“Duke ju falënderuar profesorit Pady Dewanit dhe ekipit vendor, Organizatës Kind  Cuts for Kids  dhe Komunitetit Shqiptar në Melburn të Australisë,  është  shpëtuar buxheti i dedikuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore në vlerë 530 000, Euro”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. Ky bashkëpunim ka nisur nga viti  2010.