Shqipëria

Opozita në Shqipëri do ndryshimin e ligjit për Prokurorin e Përgjithshëm

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spahiu, kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu kanë firmosur kërkesën drejtuesit kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi

Nismës së Partisë Demokratike për ndryshimin  Kushtetutës dhe ligjit në bazë të të cilit zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm i është bashkuar edhe Partia Socialiste për Integrim. Ky është edhe një bashkim tjetër i opozitës në Shqipëri.

Amendamenti i nënshkruar nga deputetët e opozitës ka për qëllim  dhënien fund antikushtetueshmërisë në të cilin sipas tyre ndodhet ky institucion. Opozita po ashtu kërkon ndërprjen e mandatit të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spahiu, kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu kanë firmosur kërkesën drejtuesit kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Për këtë çështje, opozita do të krijojë një grup pune me dy deputetë.