Autotech

Ora diamante që kushton 190 mijë franga

Ora është pjesë e linjës Connected Modular 45, që bën diferencë vetëm për shtrenjtësinë. Kjo orë kushton 190 mijë franga, apo rreth 197 mijë dollarë

Të gjithë kanë dëshirë të kenë një orë. Por, një e tillë është shumë e veçantë. Në Sallonin e Orëve të nivelit të lartë në Gjenevë të Zvicrës, Tag Heuer ka sjellë një orë smart tërësisht me diamante.

Ora është pjesë e linjës Connected Modular 45, që bën diferencë vetëm për shtrenjtësinë. Kjo orë kushton 190 mijë franga, apo rreth 197 mijë dollarë, shkruan albinfo.ch.

Kjo mendohet të jetë ora më e shtrenjtë në treg. Kasa e orës prej 45 mm është në ar të bardhë 18 karat, dhe disku i orës, dhe ripi kanë 589 diamant për një total prej 23.35 karat.

Kjo orë mund të përdoret si një orë tradicionale, por përmes Bluetooth dialogon me një aplikacion në telefon për disa funksione shtesë si kontrolli i orës dhe kohës, raporton “TCH”.

Në krijimin e saj ka kontribuar Tony Fadell, mes dizenjuesve të iPod dhe themeluesi i Nest. Çmimi i orës së Ressence nuk është vendosur ende po mendohet mes 15 e 35 mijë dollarë.