Kosova

Ora e parë nesër i kushtohet Skënderbeut

Në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që nesër (e mërkurë), në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme, ora e parë e mësimit t’i kushtohet figurës së heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, përcjell albinfo.ch.

Vendimi i ministrit Bytyqi është marrë në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike.

Ndryshe, me rastin e shënimi të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore, që ndërlidhen me figurën madhore të tij.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vitin 2018, e ka shpall vit të Skënderbeut, ku do të organizohen shumë aktivitete.