Gruaja

“Ora” thyen rekordet e shitjeve në Britani

Vetëm pak ditë pasi ka dalë në treg albumi i saj i parë “Ora”, këngëtarja e me origjinë kosovare Rita Ora ka arritur të kapë majat e klasifikimeve britanike.

Sipas mediave të huaja me shitjet e fundit, Ora ka kaluar dhe emra të mëdhenj të muzikës si Emeli Sande. Megjithatë suksesi i Ritës nuk ka nisur vetëm me publikimin e albumit.

Këngëtarja menaxhohet nga reperi i njohur Jay-Z dhe ka nisur të këtë sukses me hite si “Hot Right Now” apo “RIP”.

Këngët e saj janë shitur në më shumë se 100.000 kopje vetëm gjatë javës së parë. Rita Ora do të jetë në Prishtinë për festën e 100 vjetorin e Pavarësisë./shqiptarja.com