Sport

Orari i Botërorit, Zvicra e nis ndaj Brazilit më 17 qershor

Ndeshja e parë e Zvicrës do të jetë më 17 qershor kundër Brazilit, pesë herë kampionëve të botës, për të vazhduar me duelin ndaj Serbisë më 22 qershor, dhe në fund ndaj Kosta Rikës më 27 qershor

Shorti i Kampionatit Botëror ka dhuruar disa grupe mjaft interesante, ku nuk do të mungojnë përballjet interesante, shkruan albinfo.ch.

Siç dihet Zvicra do të përballet me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën.

Gjithçka do të fillojë 14 qershorin e ardhshëm me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite (ora 17:00) dhe do të mbyllet më 15 korrik, me finalen që do të luhet në orën 17:00.

Ndeshja e parë e Zvicrës do të jetë më 17 qershor kundër Brazilit, pesë herë kampionëve të botës, për të vazhduar me duelin ndaj Serbisë më 22 qershor, dhe në fund ndaj Kosta Rikës më 27 qershor.

Nuk do të mungojnë sfidat interesantë që në fazën me grupe, si ajo mes Portugalisë dhe Spanjës, me Ronaldon që do të sfidojë shokët e tij të Real Madrid.

Por do të jetë interesante të shihet edhe ajo që do të bëjë Messi m Argjentinën e tij, që ka në grup Kroacinë dhe Islandën. Duhet të jetë një sfidë e bukur edhe ajo që do të zhvillohet mes Belgjikës dhe Anglisë.

Grupet

Grupi A: Rusi, Arabi Saudite, Egjipt, Uruguai

Grupi B: Portugali, Spanjë, Marok, Iran

Grupi C: Francë, Australi, Peru, Danimarkë

Grupi D: Argjentinë, Islandë, Kroaci, Nigeri

Grupi E: Brazil, Zvicër, Kostarikë, Serbi

Grupi F: Gjermani, Meksikë, Suedi, Koreja e Jugut

Grupi G: Belgjikë, Panama, Tunizi, Angli

Grupi H: Poloni, Senegal, Kolumbia, Japoni

Orari

14 qershor Rusi-Arabia Saudite (Grupi A) ora 17:00

15 qershor Egjipt-Uruguai (Grupi A) ora 14:00; Marok-Iran (Grupi B) ora 17:00; Portugali-Spanjë (Grupi B) ora 20:00

16 qershor Francë-Australi (Grupi C) ora 12:00; Argjentinë-Islandë (Grupi D) ore 15:00; Peru-Danimarkë (Grupi C) ora 18:00; Kroaci-Nigeri (Grupi D) ora 21:00

17 qershor Kosta Rikë-Serbi (Grupi E) ora 14:00; Gjermani-Meksikë (Grupi F) ora 17:00; Brazil-Zvicër (Grupi E) ora 20:00

18 qershor Suedi-Koreja e Jugut (Grupi F) ora 14:00; Belgjikë-Panama (Grupi G) ora 17:00; Tunizi-Angli (Grupi G) ora 20:00

19 qershor Poloni-Senegal (Grupi H) ora 14:00; Kolumbi-Japoni (Grupi H) ora 17:00; Rusi-Egjipt (Grupi A) ora 20:00

20 qershor Portugali-Marok (Grupi B) ora 14:00; Uruguai-Arabia Saudite (Grupi A) ora 17:00; Iran-Spanjë (Grupi B) ora 20:00

21 qershor Francë-Peru (Grupi C) ora 14:00; Danimarkë-Australi (Grupi C) ora 17:00; Argjentinë-Kroaci (Grupi D) ora 20:00

22 qershor Brazil-Kosta Rika (Grupi E) ora 14:00; Nigeri-Islandë (Grupi D) ora 17:00; Serbi-Zvicër (Grupi E) ora 20

23 qershor Belgjikë-Tunizi (Grupi G) ora 14:00; Gjermani-Suedi (Grupi F) ora 17; Koreja e Jugut-Meksikë (Grupi F) ora 20:00

24 qershor Angli-Panama (Grupi G) ora 14:00; Japoni-Senegal (Grupi H) ora 17:00; Poloni-Kolumbi (Grupi H) ora 20:00

25 qershor Arabia Saudite-Egjipt, Uruguai-Rusi (Grupi A) ora 16:00; Spanjë-Marok; Iran-Portugali (Grupi B) ora 20:00

26 qershor Danimarkë-Francë, Australia-Peru (Grupi C) ora 16:00; Islandë-Kroaci, Nigeri-Argjentinë (Grupi D) ora 20:00

27 qershor Meksikë-Suedi, Koreja e Jugut-Gjermani (Grupi F) ora 16:00; Serbi-Brazil, Zvicër-Kosta Rika (Grupi E) ora 20:00

28 qershor Senegal-Kolumbi, Japoni-Poloni (Grupi H) ora 16:00; Angli-Belgjikë, Panama-Tunizi (Grupi G) ora 20:00

1/8

30 qershor 1C-2D (50) ora 17:00; 1A-2B (49) ora 20:00

1 korrik 1B-2A (51) ora 16:00; 1D-2C (52) ora 20:00

2 korrik 1E-2F (53) ora 16:00; 1G-2H (54) ora 20:00

3 korrik 1F-2E (55) ora 16:00; 1H-2G (56) ora 20:00

Çerekfinalet

6 korrik F49-F50 (57) ora 16:00; F53-F54 (58) ora 20:00

7 korrik F55-F56 (60) ora 16:00; F51-F52 (59) ora 20:00

Gjysmëfinalet

10 korrik F57-F58 (61) ora 20:00

11 korrik F59-F60 (62) ora 20:00

Finalja

14 korrik Ndeshja për vendin e 3 ora 16:00

15 korrik Finalja ora 17:00