Gjellëra

Oriz në tavë me pulë

Përbërësit e kësaj recete për 6 persona:

•       1 pulë, rreth 1 kg e gjysmë
•       1 kg oriz
•       1 qepë
•       2-3 lugë gjalpë
•       kripë, piper, kopër

Përgatitja:

Pulën e pastruar vëni të zihet në ujë të bollshëm. Ndërkohë qepën e grirë hollë e vendosim të kaurdiset (të fërgohet) me gjalpin derisa të ketë marrë ngjyrë të artë.
Shtojmë orizin dhe e skuqim pak.
Kur pula të jetë gati, e presim në copa. Në një tavë të madhe hedhim orizin në tepsi, hedhim 2 litra nga lëngu i pulës, ose nëse është më pak, e shtojmë me ujë.
Sipër shtojmë pulën, i hedhim kripë, piper, i grimë imët edhe koperin dhe e pjekim në maksimumin e temperaturës.
E pjekim derisa lëngu të jetë avulluar.

Ju bëftë mirë!


 Të tjera nga Gjellëra