Fotolajmi
Orteku shemb hotelin, vdesin së paku 30 njerëz në Itali
Së paku tridhjetë njerëz humbën jetën në Italinë qendrore në natën e mërkurë, pasi që një ortek bore kishte rënë mbi hotel, raportojnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.
Punëtorët e shpëtimit gjetën trupat e shumë të vdekurve brenda hotelit “Rigopiano di Farindola” dhe supozohet se në momentin e aksidentit ishin rreth tridhjetë njerëz, njofton agjencia e lajmeve Ansa.
Një nga krerët e ekipeve të shpëtimit, Krocheta Antonio, i tha agjencisë se në vendin e tragjedisë kanë gjetur “shumë të vdekur”. Numri i saktë ende nuk është i njohur, por supozohet se në momentin e aksidentit në hotel kanë qenë rreth 30 njerëz, shtoi ai.
Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe kishin ndihmuar dy persona, të cilët në momentin e aksidentit ishin jashtë hotelit.
Një seri e dridhjeve të forta me një magnitudë prej më shumë se 5 gradë të shkallës Rihter goditi Italinë qendrore të mërkurën, e cila vitin e kaluar u godit nga një tërmet shkatërrues, duke shkaktuar mbylljen e shkollave dhe kishte ndërprerë trafikun hekurudhor dhe metrotë në kryeqytetin e Romës.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me Kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë