Bota

OXFAM: Shtohen miliarderët

Numri i miliarderëve arriti një nivel rekord vitin e kaluar, tha Oxfam në një raport përpara Forumit në Davos, përcjell albinfo.ch.
“Tetëdhjetë e dy për qind e pasurisë vitit e kaluar ka përfunduar në xhepat e gjysmës së të pasurve të botës”, tha raporti nga agjencia Oxfam, me titullin “Shpërblim për punë, jo pasuri”.

Në vitin 2017 bota është shtuar për çdo dy ditë me miliarderë të rinj, tha Oxfam, duke iu referuar listës së parë të miliarderëve nga revista amerikane «Forbes» botuar në vitin 1987.

30 vjet më parë ka pasur 140 miliarderë, me një total aktivesh prej 295 miliardë dollarësh (241.11 miliardë euro), e tani lista përfshin një total prej 2,043 miliarderësh, me një rekord të përgjithshme 7.7 trilionë.