Sport

Ozil: Me Xhakën e Mustafin drejt titullit

Xhaka dhe Mustafi i kushtuan Arsenalit plotë 90 milionë euro, pasi të dy kushtuan nga 45 milionë euro

 

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi po lënë gjurmë në skuadrën e Arsenalit, shkruan albinfo.ch.

Pasi ditë më parë, Xhakën e lavdëroi trajneri francez, Arsene Wenger, tashmë është mesfushori gjerman, Mesut Ozil, i cili lavdëron dyshen shqiptare.

“Në të njëjtën periudhë kohore vitin e kaluar ne ishim në krye. Tash Chelsea është në pozitën e njëjtë. Ka mbetur shumë deri në fund. Na duhet të ecim për tu kthyer në front shpejt. Jam i bindur se ne mund të arrijmë kreun në fund të sezonit dhe të arrijmë qëllimin tonë. Kemi më shumë potencial në anën tonë me nënshkrimet e reja, Xhaka dhe Mustafi. Kemi një shpirt tjetër në skuadër”, ka thënë Ozil për mediat britanike.

Xhaka dhe Mustafi i kushtuan Arsenalit plotë 90 milionë euro, pasi të dy kushtuan nga 45 milionë euro.