Sport

Özil nuk do luaj më për kombëtaren e Gjermanisë

Në tre deklarata nëpër rrjetet sociale Mesut Özil, theksoi se i ka dhënë fund karrierës së tij në ekipin kombëtar të Gjermanisë, ku që nga viti 2009 ai ka veshur fanellën e saj për 92 herë duke shënuar 23 gola.

Pas kritikave të shumta të mediave gjermane ndaj Mesut Özil, i cili u takua me presidentin Rexhep Taip Erdogan përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, futbollisti gjerman me origjinë turke njoftoi se është larguar nga ekipi kombëtar i Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.

Në tre deklarata nëpër rrjetet sociale Mesut Özil, theksoi se i ka dhënë fund karrierës së tij në ekipin kombëtar të Gjermanisë, ku që nga viti 2009 ai ka veshur fanellën e saj për 92 herë duke shënuar 23 gola.

“Teksa ndjehem se kam qenë i ekspozuar ndaj racizmit dhe mosrespektimit, nuk mund ta përfaqësoj më Gjermaninë në nivel ndërkombëtar. Fanellën e Gjermanisë e kam veshur me krenari dhe ngazëllim, por tashmë nuk ndjej të njëjtat gjëra. Ka qenë e vështirë për të marrë këtë vendim sepse kam dhënë gjithçka për shokët e ekipit, trajnerët dhe popullin gjerman. Por fakti që drejtuesit e lartë të Federatës Gjermane të Futbollit nuk respektojnë origjinën time turke dhe më kthyen në një mjet të propagandës politike i bënë gjërat të padurueshme. Për këtë arsye nuk mund të luaj futboll. Nuk mund të qëndroj ashtu duke mos bërë asgjë. Diskriminimi është i papranueshëm”, porositi 29 vjeçari, i cili në kombëtaren gjermane ka fituar kupën botërore FIFA 2014.

Në lidhje me reagimin e Özil, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka thënë se kjo s’do të thotë asgjë për “integrimin” e të huajve në shoqërinë gjermane, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se e “respekton” vendimin e tij.

Shumë media gjermane e kanë kritikuar vendimin e Özil, për arsye se “autokratin” Erdogan e ka takuar “gjatë fushatës zgjedhore”.