Uncategorized

Pa asnjë tubim elektoral dhe fitoi bindshëm

Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, Rufki Suma ka marrë 58 % të votave në Han të Elezit, përcjell albinfo.ch.

Suma ka mposhtur kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë komunë thuajse të gjitha vendvotimet janë numëruar deri në këtë kohë, sipas rezultateve të KQZ-së.

Rufki Suma ishte kandidat i pavarur, derisa kishte fituar edhe në zgjedhjet e kaluara si kandidat i pavarur.

Ai vendosi që të mos bëj fare fushatë elektorale, duke thënë se puna e tij flet vetë dhe nuk ka nevojë të bëj shpenzime.

Qytetarët e Hanit të Elezit e vlerësuan jashtëzakonisht punën e tij, duke i dhënë votën dhe kështu do të jetë kryetar edhe për katër vitet e ardhshme.