Autotech

Pa telefona, qindra miliona njerëz në botë mbesin pa internet

“World Wide Web” është rrjet botëror i serverëve të internetit që proceson të dhënat përmes kabllove apo satelitëve.

I krijuar nga Tim Berners-Lee në vitin 1989, WWW ka qenë në qendër të rritjes së epokës së informacionit, me ofrimin e qasjes së lehtë në sasinë e madhe të informatave përmes lidhjeve të internetit.

Pavarësisht emrit “Rrjetit të gjerë botëror” ai nuk ishte asnjëherë rrjet i gjithë botës, pasi shumë njerëz nuk kanë qasje në të. Shumë njerëz në botë nuk kanë infrastrukturë për të pasur internet në shtëpitë e tyre.

Megjithatë, për ta kanë dal të suksesshëm telefonat e mençur, që gjatë viteve të fundit po mund të lidhen me internet duke e afruar atë më shumë te popullata e gjerë, transmeton Albinfo.ch.

Sipas një raporti të ri nga “comScore”, vetëm në Indi rreth 70 për qind e njerëzve kanë qasje në internet vetëm dhe ekskluzivisht nga pajisjet e telefonave, duke treguar rëndësinë e këtyre pajisjeve në shpërndarjen e qasjes së në internet në botë. Kjo përqindje është shumë më e ulët në Evropë dhe Amerikë.

Përqindja e përdoruesve të cilët qasen në internet vetëm me telefona:

1.       India – 70 për qind

2.      Indonezia – 67 për qind

3.      Meksika – 37 për qind

4.      Spanja – 32 për qind

5.       Brazili – 29 për qind

6.      Kina – 22 për qind

7.       SHBA – 12 për qind

8.      Kanadaja – 8 për qind

9.      Britania e madhe – 8 për qind

10.     Franca – 6 për qind

11.     Gjermania – 4 për qind