Shkurt.ch

Pacientët, të kënaqur me trajtimin në spitalet zvicerane

Zviceranët në përgjithësi janë shumë të kënaqur me trajtimin nëpër spitale. Ky ishte rezultat i një studimi të kryer nga Shoqata Nacionale për Zhvillimin e Cilësisë nëpër spitale dhe klinika zvicerane. Anketa ishte realizuar me 36.000 të rritur dhe 1800 prindër.

Performanca në 197 spitalet e kujdesit akut dhe në 32 spitalet e fëmijëve në vlerësimin nga 1 deri 10 mesatarisht është në mes të 8.7 dhe 9.4, siç është raportuar nga ANQ. Sjellja etike e stafit është vlerësuar më e mirë se sa në vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.

Janë pyetur se sa janë respektuar pacientët dhe fëmijët e tyre në trajtimin nëpër spitale. Ka qenë vlerësimi 9.4 për të rriturit dhe 9.3 për prindërit e të miturve.

ANQ ka kryer anketimin nëpër spitale që nga viti 2011, ndërsa prindërit e pacientëve nën 16 vjeç janë marrë në pyetje që nga viti 2013. Tashmë vitin e kaluar spitalet kishin marrë nota shumë të mira. Mesatarja ishte midis 8.6 dhe 9.4. Sipas ANQ-së, studimi ka për qëllim për të krahasuar vlerësimin e pacientëve në nivel nacional dhe për të siguruar për spitalet një bazë të dhënash për analizën e shërbimeve të tyre.