Kosova

Pacolli: Dialogu Kosovë- Serbi, me rezultate pozitive

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë progres dhe rezultate pozitive.

Sipas ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë progres dhe rezultate pozitive, por është koha të flitet për marrëveshje përfundimtare, e cila do të jetë në të mirë të të dyja vendeve.

Pacolli u deklarua në lidhje me këtë rast në diskutimet e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me ministrat e tjerë të vendeve të Bashkimit Europian, pjesë e “Procesit t%A@ Bermifit”.

Pacolli ka prezantuar prioritetet dhe të arriturat e Qeverisë së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar lart kontributin që ka dhënë iniciativa e vendeve të Ballkanit Perëndimor, tani më e njohur si “Procesi i Berlinit” në përshpejtimin e krijimit të kushteve infrastrukturore për zhvillim ekonomik si dhe në paqësimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes bashkëpunimit konstruktiv, shkruan KK, përcjell abinfo.ch.

Gjatë pjesës fillestare të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Pacolli kishte marrë pjesë në panelin diskutues me shoqërinë civile, gjatë të cilit është diskutuar lidhur me përmirësimin e perspektivës së rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në margjina të Samitit të Londrës, Pacolli ka zhvilluar takime të shumta më përfaqësuesë të niveleve të larta nga shtete të ndryshme që po marrin pjesë në këtë ngjarje.