Kosova
Pacolli: Mirëpres përfaqësimin diplomatik të Kosovës në kontinentin afrikan
Shtrirja jonë e përfaqësimit diplomatik u zgjerua edhe në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore me akreditimin e Ambasadorit tonë jo-rezident në Republikën e Chadit dhe Republikën e Liberisë”
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se mirëpret zgjerimin e përfaqësimit diplomatik të Kosovës në kontinentin afrikan, me akreditimin jo-rezident të Ambasadorit të Republikës së Kosovës nga Senegali në këto dy shtete.
“Kosova sot është prezente dhe aktive me përfaqësim diplomatik në kontinentin afrikan si asnjëherë më parë. Me propozimin tonë javën e kaluar është aprovuar themelimi i Ambasadës së dytë në Afrikë, e cila do të jetë në lindje të këtij kontinenti – Tanzani.
Shtrirja jonë e përfaqësimit diplomatik u zgjerua edhe në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore me akreditimin e Ambasadorit tonë jo-rezident në Republikën e Chadit dhe Republikën e Liberisë”, ka thënë kryediplomati kosovar.
Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me shumicën dërmuese të shteteve që e kanë njohur si shtet i pavarur dhe sovran.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe