Kosova

Pacolli pranon se puna për demarkacionin nuk po shkon mirë

"Shpresoj dhe dua të besoj që çdo moment është i mirë për miratimin e këtij dokumenti, i cili na ka lënë peng edhe neve, por edhe qytetarët e Kosovës”

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas takimit me homologen kroate Marija Pejçinoviq-Buriq ka deklaruar se seanca për demarkacionin është dashur të mbahet dje.

“Unë jam shumë i bindur se demarkacioni do të kalojë. Sigurisht nuk po shkon sipas planit, unë kam shpresuar që dje do të ndodhte seanca, nuk ndodhi.

“Shpresoj dhe dua të besoj që çdo moment është i mirë për miratimin e këtij dokumenti, i cili na ka lënë peng edhe neve, por edhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

E kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende janë duke diskutuar me Listën Serbe për një marrëveshje.