Kosova

Pacolli: Ratifikimi i demarkacionit bëhet në javën e dytë të këtij muaji

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi do të kalojë në Kuvend në javën e dytë të këtij muaji.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij slloven, Karl Erjavec, Pacolli u shpreh se janë lodhur nga deklarimet e politikanëve për këtë temë, përcjell albinfo.ch.

“Unë, qysh moti ju kam thënë, shikoni intervistën dhe java e dytë e marsit do të java kur do të miratohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Pacolli.

Ai tha se Sllovenia mbetet partner i rëndësishëm dhe i fuqishëm i Kosovës dhe se ky vend do të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sikurse janë Interpoli dhe UNESCO.