Bota

Paditet kompania e filmike “Weinstein Company”

Weinstein ishte një ndër personat më me ndikim në Hollywood, para se më shumë se 70 femra ta akuzonin atë për ngacmim dhe sulm seksual si dhe përdhunim

Prokurori i përgjithshëm i New Yorkut e ka paditur kompaninë “Weinstein Company” dhe producentin Harvey Weinstein, të dielën më 11 shkurt, për shkak të akuzave të bëra kundër tij për ngacmim seksual. Dhe ky veprim i prokurorit të përgjithshëm të New Yorkut dhe kjo padi e re kundrejt kompanisë mund ta rrezikojnë shitjen e saj.

Weinstein, bashkëthemelues i studios filmike Miramax, ishte një ndër personat më me ndikim në Hollywood, para se më shumë se 70 femra ta akuzonin atë për ngacmim dhe sulm seksual si dhe përdhunim.

Ai i ka mohuar akuzat për kryerje të marrëdhënieve pa pajtimin e këtyre femrave dhe avokatët e tij vazhdojnë të deklarojnë se këto akuza do të dalin të pabaza.