Maqedonia

Padrejtësi që mërgimtarët paguajnë 10 % tatim për dërgesat e tyre

Ndryshimet do të rrisin trasnferimin e parave në të zezë

Gjatë një konference për media, Sllagjana Mitkovska nga VMRO-DPMNE-ja, është shprehur se mërgimtarët që jetojnë dhe punojnë në vendet e huaja, do të paguajnë tatim prej 10 përqind për transferet e tyre përmes bankave, dhe kjo është gabim, njofton “Tetova Sot”.

“Kjo është edhe një vjedhje ndaj qytetarëve, të cilët në mënyrë të mundimshme i kanë fituar paratë”, është shprehur Mitovska, përcjell albinfo.ch.

Mitovska ka theksuar se me këtë ligj për shërbime të transferit të shpejtë të parave është në kundërshtim me rregulloren ligjore evropiane.

Sipas Mitvkoskës, këto ndryshime do të rrisin trasnferimin e parave në të zezë.